Haaland ka qenë nën kritika të ashpra nga legjenda e Manchester United, Roy Keane, i cili e quajti atë një ‘lojtar të Ligës 2’ (kategorisë së katërt në Angli), pas paraqitjes së tij të dobët kundër Arsenalit, muajin e kaluar. Norvegjezi, megjithatë, u rikthye në maksimumin e tij të shtunën, duke shënuar 4 gol ndaj Wolves, fitoren 5-1 të të tijve në Premier League.
Pas ndeshjes, sulmuesi i është kundërpërgjigjur ish-lojtarit, teksa tha për “Viaplay”: “Nuk më intereson vërtet ai njeri”. Tani, Keane i ka bërë kritikën e radhës, duke e etiketuar Haaland si “fëmijë i llastuar”.
Duke folur “live” për “Sky Sports”, ish-kapiteni i Manchester United tha: “Mendoj se të shtunën e pamë Haaland jo shumë të lumtur, duke u sjellë si një djalosh i llastuar. Unë mendoj se kur ka fërkime mes trajnerit dhe yllit të skuadrës, kjo nuk ndihmon që rezultatet pozitive të vijnë. Për shkak se fiton të tilla ndeshje, ai shënon gola për të cilët pothuajse harrohet”.
Kur u pyet nëse ishte në rregull të zhgënjehej me zëvendësimin e Pep Guardiolës 8 minuta para fundit të lojës, pas një shfaqjeje të shkëlqyer në fushë, Keane shtoi: “Jo, jo, nuk është e pranueshme”.