Për këngëtaren e njohur shqiptare Rovena Stefa, sot është një ditë e veçantë.
Ajo sot po feston ditëlindjen e saj të 43-të.
Rovena mori urime të shumta nga miqtë, fansat dhe familjarët ku disa prej tyre i publikoi në Instagram.
Ndërsa në një InstaStory, Rovena shfaqi një fotografi ku tregonte se si po dukej në këtë ditë.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/04/Screenshot_2-83.png)
Ndryshe, këngëtarja nuk është shumë aktive me projekte të reja, mirëpo këngët e saja vazhdojnë të dëgjohen ende.