Rovena Stefa ka folur për herë të parë mbi marrëdhënien e saj me Atilla Kardesh, të dy ish-banorë të BBVK.
Në emisionin “Week end” në Klan Kosova, ajo zbuloi se me Atillën janë miq shumë të mirë, dhe mohoi se janë në një lidhje.
“Kur dola nga Bigu, u takuam dhe vendosa të bëja një videoklip dhe na duhej një romancë, një telenovelë e bukur që t’ua ofronim njerëzve dhe kjo ndodhi. Nuk e di pse njerëzit mendojnë se jemi në një lidhje. Kemi postuar foto, nuk kemi potencuar se jemi në lidhje, jemi shumë shokë të mirë”, tha ajo.