22.7 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Roth takon Konjufcën: Provokimet dhe dhuna serbe duhet të marrin fund

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Roth tha se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është “vendimtar”.

Ai gjithashtu theksoi se provokimet dhe dhuna serbe “duhet të marrin fund”.

“Kënaqësi të takohem me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është vendimtar. Provokimet+dhuna serbe duhet të marrin fund tani. Serbia + Kosova duhet të veprojnë në mënyrë më konstruktive për të çuar përpara procesin e normalizimit. Populli i Kosovës meriton paqen.” – deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit