Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman Michael Roth, ka reaguar ndaj deklarimeve të ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier për Kosovën.
Roth në rrjetin social X deklaratën e Hovenier e ka quajtur të pa balancuar, pasi do të duhej të kishte mesazhe të qarta për sulmin terrorist serb në Banjskë më 24 shtator 2023.
“Një shembull tjetër për deklaratat e pa balancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. Më mungojnë mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Banjska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, e dashur Ambasadë e SHBA-së në Kosovë”, shkruan Roth.