Odise Roshi tashmë është futbollist i ekipit të sapongjitur në Ligën e Parë të Turqisë, Sakaryaspor.
Ai ka firmosur kontratë dyvjeçare.
Sezonin e kaluar Roshi ishte pjesë e Bolusporit, ku në njëzet e tetë ndeshje të kampionatit shënoi edhe një gol.
Futbollisti shqiptar më herët ka luajtur në kampionatin gjerman, kroat, hungarez e rus.
Ai nga viti 2011 është pjesë e Kombëtares shqiptare, me të cilën ka zhvilluar gjashtëdhjetë e shtatë ndeshje dhe ka realizuar pesë gola.