21.9 C
New York
Tuesday, October 7, 2025

Buy now

Rooney “godet” Salah: Egoja e tij u lëndua nga ardhja e Isakut dhe Wirtzit

- Advertisement -

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka komentuar formën e dobët të Liverpoolit dhe ka veçuar Mohamed Salah si një nga arsyet kryesore për krizën e skuadrës.

Sipas Rooneyt, disa lojtarë në ekip kanë një ego të tepruar, dhe Salah është shembulli më i qartë.

“Lojtarët më të mirë kanë ego, dhe Salah ka qenë një nga më të mirët për vite me radhë. Por është e mundur që egoja e tij është dëmtuar nga ardhja e Isakut dhe Wirtzit”, ka thënë ish-sulmuesi anglez.

Kujtojmë se Liverpooli shpenzoi rreth 278 milionë euro për të transferuar Alexander Isak dhe Florian Wirtz gjatë afatit kalimtar, një lëvizje që sipas Rooneyt, mund të ketë ndikuar në ndjeshmëritë e sulmuesit egjiptian.

Përveç kësaj, ai vuri në dyshim edhe përkushtimin e Salahut në aspektin mbrojtës:

“Lojtarë me përvojë si Van Dijk duhet t’i kujtojnë se ka edhe detyra në mbrojtje”.

Liverpooli është në një moment jo të mirë, duke regjistruar tre humbje radhazi në të gjitha garat, çka ka rritur shqetësimet për drejtimin e skuadrës.

Të ngjashme

Të fundit