Vitin e kaluar, Arsenali nuk mundi të bënte hapin e madh dhe ta largonte Manchester Cityn nga maja (që madje e mbylli sezonin me një tripletë), por vendi i dytë ua hapi oreksin londinezëve dhe kjo u dëshmua përmes transfertave.
Declan Rice (nga West Ham), Kai Havertz (nga Chelsea) dhe Jurien Timber (nga Ajax) u futën për t’i shtuar cilësinë dhe forcën skuadrës së Artetës dhe kanë arritur të vjedhin shfaqjen nëse fjalët e vlerësimit të Wayne Rooney duhen konsideruar për ‘Topçinjtë’.
“Arsenali ka pasur një sezon fantastik, ka qenë një hap i madh për ta. Nënshkrimet e tyre të reja janë me të vërtetë, shumë të mira për të marrë një nxitje dhe për të sfiduar Manchester Cityn për titull”, tha trajneri aktual i DC United, për të shtuar:
“Mendoj se Liverpool do të jetë më i mirë se sezoni i kaluar. Chelsea do të jetë më i mirë. Shpresoj që edhe Manchester United të jetë më i mirë. Megjithatë, Arsenali ka bërë nënshkrime shumë të mira dhe do të jetë konkurrues për titullin sërish këtë vit”.