2.8 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Ronela Hajati synon tregun e huaj, paralajmëron këngën e re që nuk do të jetë shqip

- Advertisement -

Pas vëmendjes së madhe që mori në Eurovision, Ronela Hajati është rikthyer sërish në punë. Ndonëse nuk kaloi dot në finale, Ronela pati një impakt të mirë te publiku i huaj. Shumë njerëz u zhgënjyen pasi artistja nuk siguroi votat e mjaftueshme për në finalen e madhe.

Ronela është shprehur më parë se ajo që dëshiron që të marrë nga festivali evropian, është fama përtej kufijve. Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se po punon për këngën e re. “Le të festojmë këngën e parë italisht që po bëj”, shkruan këngëtarja.

Duket se Ronela po e shfrytëzon në maksimum vëmendjen që mori me pjesëmarrjen në festivalin evropian. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit