Këngëtarja Ronela Hajati është e ftuar në emisionin The Elite Way, ku po flet për karrieren e saj.
Ndër tjerash, këngëtarja që përfaqësoj Shqipërinë në Eurosong, tha se këto kohë duhet shumë prodhimtari.
Hajati, ka shtuar se duhet bërë 12 këngë, për të kapur dy hite. Ndërkohë, ka shtuar se nëse një projekt i merr dy ose tre milion klikime, konsiderohet pak, transmeton “Kosovarja”.
Kjo sipas këngëtares nuk është pak, ama standardi aktual e thotë të kundërtën.
Ajo, që në start të emisionit kishte edhe një debat me opinionistin Nderim Neziri.