shtë mbajtur edicioni i 20-të i ceremonisë vjetore “Netët e Klipit Shqiptar”.
Eventi, që mbahet në Ulqin, mblodhi artistë të shumtë anë e mbanë trojeve shqiptare.
Një nga këngëtaret e pranishme dhe në garë ka qenë Ronela Hajati.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ajo ka zbuluar se është zyrtarisht fituese e edicionit të 20-të të “Netët e Klipit Shqiptar”.
“TQR fitoi video më e mirë në të gjithë komponentët dhe unë jam zyrtarisht fituese e edicionit të 20-të të Netët e Klipit Shqiptar”, nis postimi i biondes.

“Edhe pse shiu nuk na la rehat ky është një moment i lezetshëm me kupat e mia. Faleminderit nga zemra’, vazhdoi më tej ajo.
Ronela këtë kohë ka lansuar disa këngë të reja dhe po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte.