Ronela Hajati, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Valle” titullohet kënga më e re e cila është finalizuar bashkë me një klip interesant.
Ronela paraqitet si nuse me duvakë dhe vello me ngjyrë të zezë.
Kënga është plotë ritëm ndërsa këngëtarja shfaqet si gjithmonë energjike dhe në formë të mirë teksa bashkë me të janë edhe një numër miqsh dhe valltarësh.
Ronela dhe Marko Polo janë kujdesur për tekstin e këngës, ndërsa për klipin është përkujdesur FullMoon Production.
Ndryshe, këngëtarja përfaqësoi këtë vit Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Sekret”, që nuk arriti të prekte finalen.