Pak ditë më parë, ajo publikoi bashkëpunimin më të ri me Fifin, të titulluar “Hajde shpirti”.
Kënga është pritur mirë nga publiku dhe Ronela po vazhdon të jetë shumë e kërkuar për koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.
Së fundmi, ajo ka performuar për publikun në Sarandë, ku ka kënduar një mori hitesh nga reprtoari i saj.
Përveç interpretimit, Ronela mori vëmendjen e fansave edhe me veshjen e saj, e cila ishte mjaft provokuese.
Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shieht e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë rozë me material transparent, i cili thekson linjat e saj të trupit.
Krahas fotove, Hajati ka publikuar edhe një video, ku shihet teksa bën lëvizje provokuese në skenë, duke ndezur kështu atmosferën për të pranishmit.