-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Ronaldos i vjen edhe një ofertë, kjo është përgjigja e portugezit

- Advertisement -

Cristiano Ronaldon e pret një verë vërtet mjaft e nxehtë.

Ylli portugez po kërkohet nga klubet e njohura evropiane, por jo vetëm.

Sipas mediave britanike, interesim për 37 vjeçarin ka shfaqur një klub përtej Atlantikut.

“Daily Star” raporton se pesë herë fituesit të Topit të Artë ia ka vënë syrin klubi nga liga amerikane MLS, Inter Miami, i cili është në pronësi të legjendës angleze, David Beckham.

Mirëpo, përfaqësuesi portugez preferon të vazhdojë të luajë në nivele të larta në futbollin evropian, për ta menduar më pas transferimin eventual në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, flitet se interesim për futbollistin e Manchester Unitedit ka shfaqur ish-klubi i tij, Juventus, por në ditët e fundit u spekulua edhe për një interesim eventual të Bayernit, i cili thuhej se e shihte atë si zëvendësues të Robert Lewandowskit, që pritet të transferohet në Barcelonë.

Edhe pse u tha se do të mbetej në “Old Trafford” edhe sezonin tjetër me trajnerin Erik ten Hag, në ditët e fundit janë shtuar spekulimet për një largim të mundshëm të portugezit nga “Teatri i Ëndrrave”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit