Kujtojmë se më herët u përfol për transferimin e Ronaldos te një klub nga Arabia Saudite, i cili dyshohet se është gati t’i paguajë rreth 200 milionë euro në sezon.
Sipas burimit, Cristiano ende nuk e ka hedhur poshtë opsionin e Chelsea, i cili nuk do ta kishte problem ta nënshkruante sulmuesin falas.
Ronaldo së fundmi i ka përfunduar kontratën me Manchester United dhe është bërë lojtar i lirë. Tani Cristiano luan për kombëtaren portugeze në Kupën e Botës, ku deri më tani ka shënuar një gol.