14.5 C
New York
Friday, November 7, 2025

Buy now

Ronaldo trondit Spanjën: Më vështirë të shënosh në Arabinë Saudite se në La Liga

- Advertisement -

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka dalë në mbrojtje të nivelit të Superligës Arabe gjatë një bisede me gazetarin Piers Morgan, duke theksuar se kritikët nënvlerësojnë cilësinë e kampionatit dhe kushtet në të cilat luhet.

Ylli portugez deklaroi se më lehtë është të shënosh në kampionatin spanjoll se në atë arab, duke përmendur faktin se temperaturat e larta kanë rol të madh.

“Një pjesë e njerëzve kërkojnë justifikime – është mënyra më e lehtë. Vit pas viti, unë vazhdoj të shënoj më shumë. Edhe në sezonin tim më të dobët shënova 25 gola”.

“Ata që flasin nuk kanë qenë kurrë këtu, nuk kanë luajtur kurrë këtu. Nuk e dinë se çfarë do të thotë të vraposh në 40 gradë. Dhe unë ende po vazhdoj”.

 Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Al Nassr shtoi se kampionati saudit meriton shumë më tepër respekt.

“Është shumë më i mirë se kampionati portugez, madje edhe se ai francez – sepse në Francë ekziston vetëm PSG-ja. Pse nuk llogaritet ‘Këpuca e Artë’ për ligën saudite? Shikoni golashënuesit më të mirë dhe pyesni futbollistët që kanë luajtur këtu. Për mua, ka qenë më e lehtë të shënoja në Spanjë sesa në Superligën e Arabisë”.

Ndërkohë, Ronaldo gjatë kësaj interviste të gjatë foli edhe për shumë tema tjera, si Kupa e Botës dhe pensionimi.

Të ngjashme

Të fundit