16.7 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit në Ligën Aziatike të Kampionëve

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen pas eliminimit dramatik të Al-Nassr nga AFC Champions League.

Pas humbjes 3-2 ndaj Kawasaki Frontale, ylli portugez ka ndarë një mesazh emocionues me tifozët e tij.

“Ndonjëherë ëndrra duhet të presë. Jam krenar për këtë ekip dhe për gjithçka që dhamë në fushë. Faleminderit të gjithë tifozëve që besuan tek ne dhe na mbështetën në çdo hap. Mbështetja juaj ka shumë rëndësi”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

Al-Nassr e nisi ndeshjen me ambicie të larta, por pavarësisht përpjekjeve të mëdha, nuk arriti të sigurojë një vend në finale.

Një moment kyç ishte rasti i humbur nga Ronaldo në minutën e 95-të, kur ai nuk arriti të shënojë në një mundësi të artë për barazim.

Të ngjashme

Të fundit