0.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Ronaldo thur lëvdata për Ancelottin

- Advertisement -

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo Nazario ka folur në lidhje me Carlo Ancelottin.

Ancelotti mori drejtimin e ‘Mbretërve’ për herë të dytë më 1 korrik të vitit 2021.

Që nga atëherë ai ka korrur shumë suksese me Realin, duke triumfuar në dy nga kompeticionet më të rëndësishme siç janë Liga e Kampionëve dhe La Liga.

Italiani edhe këtë edicion është duke mbajtur sigurt timonin drejt sukseseve të madrilenëve, pasi në 16 paraqitje sa kanë zhvilluar ‘Los Blancos’ kanë 14 fitore dhe vetëm dy barazime.

Së fundmi lidhur me trajneri e Realit ka folur edhe ikona braziliane, Ronaldo.

“Carlo për mua është, deri tani, njeriu më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë në botën e futbollit. Ai është shoku i të gjithëve, jo vetëm unë. Të gjithë e duan atë dhe si trajner është i jashtëzakonshëm, për cilësinë, vizionin, aftësinë për të kuptuar lojtarët. Ai meriton gjithçka që ka fituar për profesionalizëm dhe karakter”, tha ai në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’.

Reali aktualisht janë lider në ligën spanjolle dhe kanë siguruar fazën tjetër në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit