Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Arabia Saudite, e as nga skuadra Al-Nassr.
Bëhet e ditur se ylli portugez do ta vazhdoj kontratën me ekipin saudit që i skadon në verën e këtij viti.
Ai do të firmos edhe për një vit me Al-Nassr dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji, pasi palët tashmë kanë arritur marrëveshjen.
Me rinovimin e kontratës, Ronaldo do të jetë tek Al-Nassr deri para fillimit të Botërorit 2026 dhe për një vit do të marrë mbi 200 milionë euro pagë.
39-vjeçari u transferua tek Al-Nassr në janar të vitit 2023, ndërsa këtë sezon ka shënuar 34 gola në 40 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.