Cristiano Ronaldo e kishte një eksperiencë për t’u harruar në Kampionatin Botëror të Katarit, i cili ishte edhe i fundit për të në karrierë.
Ylli portugez pati net të errëta në “Katar 2022”.
Ai nuk tregoi asgjë në garën që përfundoi të dielën, ndërsa Portugalia u eliminua në çerekfinale nga Maroku.
37 vjeçari e pati një dhimbje të dyfishtë pasi rivali i tij i përhershëm, Lionel Messi në fund u shpall kampion bote dhe lojtari më i mirë i turneut, ku i shënoi 7 gola dhe i bëri 3 asistime.
E Ronaldo për shkak të performancës së tij të zbehtë u përfshi në formacionin më të dobët të turneut.
Më poshtë mund ta shihni ekipin e dështakëve të Botërorit, të zgjedhur nga “Sofascore”.
Mendy (Senegal); Dest (SHBA), Glik (Poloni), Diallo (Senegal), Bereszynski (Poloni); Leckie (Australi), Hwang (South Kore e Jugut), Irvine (Australi), Vargas (Zvicër); Ronaldo (Portugali) e Martinez (Argjentinë).