16.2 C
New York
Tuesday, September 24, 2024

Buy now

“Ronaldo nuk di të luajë futboll”, ish-lojtari i Real Madridit godet ashpër portugezin

- Advertisement -

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Antonio Cassano, ka goditur ashpër Cristiano Ronaldon në një intervistë së fundmi.

Italiani beson se Ronaldo nuk ka ndonjë aftësi tjetër përveç asaj të shënimit të golave dhe e konsideron atë vetëm një dimensional në krahasim me sulmuesit e tjerë.

“Cristiano Ronaldo nuk di të luajë futboll. Ai mund të shënojë 3000 gola, nuk më intereson”, ka thënë fillimisht Cassano.

“Higuain, Aguero, Benzema, Lewandowski, Ibrahimovic dhe Suarez dinin si të kombinoheshin me skuadrën. Ata dinin të bënin shumë gjëra, jo si Ronaldo objektivi i të cilit ka qenë gjithmonë vetëm të shënojë”.

39-vjeçari së fundmi ka arritur një rekord të ri duke shënuar golin e 900-të në karrierën e tij profesionale dhe këtë e arriti në ndeshjen që Portugalia e zhvilloi ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve.

Ronaldo e ka vendosur veten në mesin e futbollistëve më të mirë në histori të futbollit. Ai shkëlqeu në Ligën Premier me Manchester Unitedin, para se të siguronte transferimin tek Real Madridi në vitin 2009.

Ai më pas u bë golashënuesi më i ri në histori të ‘Los Blancos’, duke shënuar 451 gola në 438 ndeshje për gjigantin e La Ligas.

Momentalisht ai është pjesë e Al Nassr në Superligën e Arabisë, ku së fundmi gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Al Ettifaq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit