Është ritkhyer në vëmendje një deklaratë e Cristiano Ronaldos, e thënë për Michael Carrick me të cilin ai ka patur fatin ta ndaj fushën. Ai theksonte se Carrick ka predispozitat për tu bërë një trajner i shkëlqyer në të ardhmen:
“Michael Carrick ishte një lojtar i shkëlqyer dhe ai mund të bëhet edhe një trajner i shkëlqyer. Asgjë nuk është e pamundur për këtë djalë. Personalisht, jam krenar që kam luajtur me të në krah, si dhe me të si trajner në stolin tonë.”
Marrë parasysh startin e shkëlqyeshëm të rikthimit të Carrick te Manchester United, këto fjalë të Ronaldos po dalin të jenë të sakta.






