Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka ndarë një moment të ëmbël me ndjekësit e tij në Instagram, duke postuar një fotografi me bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez, për festën e Shën Valentinit.
Ai ka shoqëruar foton me një mesazh të ndjerë, duke e cilësuar atë si “Valentin-a ime e vetme. Gjithmonë”.
Ronaldo e ka përfunduar postimin me një emoji në formë zemre, duke theksuar dashurinë dhe përkushtimin ndaj partneres së tij.
Ky moment ka emocionuar ndjekësit e tij, të cilët për vetëm një orë e kanë pëlqyer këtë postim mbi 2.7 milionë prej tyre.