-0.6 C
New York
Tuesday, December 30, 2025

Buy now

Ronaldo mbante një orë të bërë prej ari të bardhë 18 karatësh, e vlerësuar në rreth 700 mijë euro

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo ishte sërish në qendër të vëmendjes në Globe Soccer Awards — por këtë herë jo për gola apo rekorde.

Në ceremoninë e mbajtur në Dubai, ylli portugez tërhoqi sytë e publikut me një orë tepër luksoze, që menjëherë u bë temë diskutimi mes adhuruesve të orëve prestigjioze.

Ronaldo u paraqit me Patek Philippe Nautilus Chronograph Ref. 5980/1400G, të punuar në ar të bardhë 18 karatësh dhe të zbukuruar plotësisht me diamante. Vlera e këtij modeli jashtëzakonisht të rrallë vlerësohet rreth 705 mijë euro.

Fotot e Ronaldos u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa ekspertët e orëve e identifikuan menjëherë si një nga modelet më ekskluzive në treg. Ky model nuk është në shitje të rregullt, prodhohet në sasi shumë të kufizuara dhe zakonisht porositet posaçërisht.

Ora që mbante Ronaldo ka kuti, akrepa dhe shënues prej ari të bardhë, ndërsa korniza dhe byzylyku janë të mbuluara me diamante, duke i shtuar edhe më shumë vlerë dhe ekskluzivitet. Modele të tilla zakonisht rezervohen për koleksionistët më prestigjiozë dhe personalitetet botërore.

Portugezi, i cili ndodhet në fazën e fundit të karrierës dhe vijon të ndjekë objektivin simbolik prej 1.000 golash, i ka shtuar kështu koleksionit të tij edhe një tjetër pjesë të rrallë. /Telegrafi/

Koleksioni i Ronaldos përfshin disa prej orëve më të shtrenjta në botë, si:

– Girard-Perregaux Planetarium Tri-Axial (rreth 1.56 milion €)
– Franck Muller Cintrée Curvex Tourbillon (rreth 1.38 milion €)
– Jacob & Co. Bugatti Chiron Tourbillon CR7 Edition (rreth 920.000 €)
– Hublot Big Bang Integrated Tourbillon Sapphire Rainbow (rreth 885.000 €)
– Rolex GMT-Master II “Ice” (rreth 740.000 €)

 

Të ngjashme

Të fundit