Cristiano Ronaldo, në moshën 40-vjeçare, tashmë ka rinovuar kontratën me Al-Nassr për dy sezone të tjera, duke konfirmuar vendosmërinë për të qëndruar protagonist në Ligën Profesionale Saudite.
Ish-ylli i disa skuadrave të mëdha evropiane mendon se Liga Saudite është në mesin e pesë ligave më të mira në planet.
“Ne po rritemi, por mendoj se tashmë jemi në 5 ligat më të mira në botë. Kush mendon ndryshe, nuk e kupton futbollin”, ka thënë Ronaldo.
Me 99 gola në 111 ndeshje, Ronaldo është kthyer në një ambasador të projektit saudit, i cili sipas tij synon kulmin me Kupën e Botës 2034.
“Dua të qëndroj sepse besoj në këtë projekt deri në vitin 2034. Do të jetë Botërori më i mirë ndonjëherë”, ka theksuar ai.
I paguar mbi 400 milionë euro për dy vite, ylli portugez është gjithashtu pranë një bashkëpunimi të ri me trajnerin Jorge Jesus, duke e përforcuar më tej projektin ambicioz të futbollit saudit.
“Jam gati të luftoj me më të mirët. Historia ime nuk ka mbaruar ende”, përfundoi as-i portugez. /RTKlive/