Home Sport Ronaldo: Liga e Arabisë Saudite, më e mirë se MLS

Ronaldo: Liga e Arabisë Saudite, më e mirë se MLS

0
Ronaldo: Liga e Arabisë Saudite, më e mirë se MLS

Cristiano Ronaldo me sa duket ka bërë një tjetër krahasim me legjendën e Barcelonës, Lionel Messi, duke goditur cilësinë e Major League Soccer (MLS).

Në një intervistë me El Chiringuito, ai deklaroi se MLS është më keq se sa Liga Arabe.

“MLS është më keq se Liga Arabe. Natyrisht. Por njerëzit nuk e dinë këtë, është normale.”

“Të shkoja në Arabi nuk ishte i njëjti mendim si të luaja në Evropë, por nuk ma hoqi gjumin. E dija se si ishte liga këtu. Ishte një drejtim tjetër në jetën time dhe më pëlqen shumë”, deklaroi portugezi.

Kjo duket të jetë një goditje ndaj Inter Miami që luan në MLS dhe Messi aktualisht po shijon kohën e tij në SHBA.

Ronaldo është argëtuar në Arabinë Saudite që kur iu bashkua Al-Nassr në vitin 2023, duke shënuar 64 gola në po aq ndeshje.

Exit mobile version