![Ronaldo kontribuon me dy gola në fitoren e thellë, Al-Nassr mban hapin me liderin Ronaldo kontribuon me dy gola në fitoren e thellë, Al-Nassr mban hapin me liderin](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/ronaldo-1.jpg)
Al-Nassr regjistroi sonte fitoren e dytë radhazi në Ligën Profesionale Saudite, duke mbajtur kështu hapin me liderin, Al-Ittihad.
Al-Nassr fitoi në udhëtim kundër Al-Adalh. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Prince Abdullah bin Jalawi” përfundoi me rezultatin 0:5.
Cristiano Ronaldo shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola. Ylli portugez shënoi nga penalltia në minutën e 40-të për të hapur serinë e golave.
38-vjeçari golin e dytë personal e shënoi nga loja e hapur në minutën e 66-të.
Ronaldo tani numëron 11 gola, krahas dy asistimeve.
Edhe Anderson Talisca shënoi dy gola në këtë sfidë. Braziliani shënoi në minutat 55 dhe 78.
Goli tjetër për skuadrën mysafire u shënua nga Ayman Yahya, në fundin e ndeshjes – 90+8.
Kjo ndeshje i takoi javës së 22-të në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.
Al-Nassr ka 52 pikë në pozitën e dytë, vetëm një më pak se Al-Ittihad, që kryeson në tabelë. /Express/