9.5 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Al-Nassr këtë verë, pasi kontrata e tij me klubin saudit përfundon në qershor dhe ende nuk është rinovuar.

Mediat e ndryshme evropiane raportojnë se 40-vjeçari ka refuzuar një ofertë marramendëse për të vazhduar kontratënme Al Nassr me 185 milionë euro për një sezon, që përkthehet në rreth 550 mijë euro në ditë.

Ronaldo thuhet se dëshiron të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës për Klube, dhe për këtë arsye po shqyrton mundësi të tjera.

Sipas mediumeve spanjolle, ai ka pranuar të paktën dy oferta konkrete, njëra nga klubi brazilian Botafogo, pjesëmarrës në turne.

Presidenti i Botafogos, Renato Paiva, e la të hapur mundësinë, duke thënë për ESPN. “Nëse Cristiano dëshiron të vijë, kush do ta refuzonte? Ai është makinë golash, do të përshtatej shkëlqyeshëm me stilin tonë.”

Një tjetër opsion është klubi maroken Wydad Casablanca, që po ashtu do të jetë pjesë e Kupës së Botës për Klube dhe synon ta bindë Ronaldon të bashkohet.

FIFA është e interesuar për një skenar të tillë, pasi edhe Lionel Messi do të jetë në turne me Inter Miami, duke hapur mundësinë për një përballje të fundit mes dy legjendave në SHBA.

Të ngjashme

Të fundit