Cristiano Ronaldo bleu një dhuratë të shtrenjtë për të gjithë ekipin e Juventusit pasi theu një rregull disiplinor, por iu deshën dy muaj për ta përmbushur “dënimin”, pasi këmbënguli se nuk kishte bërë asgjë gabim.
Në shtator të vitit 2018, Ronaldo u përjashtua me karton të kuq në debutimin e tij në Champions League me Juventusin, pas një incidenti ku tërhoqi për flokësh Jeison Murillon në fitoren 2-0 ndaj Valencias. Pesë herë fituesi i Topit të Artë mbeti i tërbuar me vendimin e arbitrit, por rregullat disiplinore të vendosura nga trajneri Massimiliano Allegri kërkonin që, pas çdo shkeljeje, lojtari i përfshirë duhej t’i blinte një dhuratë të gjithë shokëve të ekipit si një formë faljeje.
Sipas ish-shokut të skuadrës, portierit Ëojciech Szczesny, Ronaldo fillimisht refuzoi të përmbushte këtë rregull, duke këmbëngulur se ishte i pafajshëm. Por në fund, me gjysmë dëshire, bleu për të gjithë shokët e skuadrës kompjuterë iMac.
“Po, të gjithë kemi nga një iMac,” tregoi Szczesny në një talk shoë polak. “Iu desh goxha kohë sepse nuk e përtypte dot atë karton të kuq dhe këmbëngulte fort se nuk kishte bërë asgjë gabim. U deshën rreth dy muaj debat, por në fund i morëm të gjithë kompjuterët.”
Szczesny zbuloi gjithashtu se edhe ai vetë u detyrua të blinte dhurata për shokët e ekipit pasi shkoi me vonesë në stërvitje.
“Mendova se ishte e martë, por në fakt ishte e mërkurë atë ditë,” tha ai. “Allegri më telefonoi dhe më tha se të gjithë ishin aty. Kur mbërrita me gjysmë ore vonesë në fushën stërvitore, të gjithë më thanë: ‘Oh, do marrim dhurata!’ Në fund u bleva kufje për të gjithë djemtë.”
Po atë vit, Ronaldo i bëri një dhuratë edhe Marcus Rashford: një fanellë të firmosur të Real Madridit me mesazhin: “Për Marcusin, vazhdo kështu!”, si dhe një palë atlete të kuqe Nike Air Max 97 CR7, të frymëzuara nga fëmijëria e Ronaldos dhe mënyra si nëna e tij, Dolores, i qepte atletet kur ishin të grisura.
Rashford e falënderoi Ronaldon në Instagram, por ka pranuar se nuk i ka veshur kurrë atletet dhe nuk ka ndërmend ta bëjë.