4.2 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Ronaldo i dërgon një mesazh të veçantë Trumpit pas darkës në Shtëpinë e Bardhë

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale pasi mori pjesë në një darkë në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump.

Ngjarja u ndoq nga figura të rëndësishme të biznesit global, teknologjisë dhe sportit, dhe shënoi paraqitjen e tij të parë publike në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016.

Takimi me veshje zyrtare u organizua si pjesë e përpjekjeve për të forcuar marrëdhëniet politike dhe ekonomike gjithnjë e më të zgjeruara mes Washingtonit dhe Riadit.

Prania e Ronaldos përkrah delegacionit arab theksoi edhe një herë rolin qendror që sulmuesi i Al-Nassr ka në strategjitë e atij vendi.

Menjëherë pas ngjarjes, Ronaldo ndau mendimet e tij në Instagram, duke postuar një mesazh të ngrohtë mirënjohjeje drejtuar Trump dhe Zonjes së Parë.

“Faleminderit z. President për ftesën dhe pritjen e ngrohtë që ju dhe Zonja e Parë i dhatë mua dhe gruas sime të ardhshme, Georginas”.

“Secili prej nesh ka diçka me vlerë për të ofruar, dhe unë jam gati të bëj pjesën time ndërsa frymëzojmë gjenerata të reja për të ndërtuar një të ardhme të përcaktuar nga guximi, përgjegjësia dhe paqja e qëndrueshme”, ka shkruar Ronaldo.

Të ngjashme

Të fundit