Cristiano Ronaldo ka fituar përfundimisht betejën ligjore ndaj Juventusit lidhur me pagat e shtyera gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Gjykata ka vendosur se ylli portugez nuk është i detyruar të kthejë shumën prej 9.7 milionë eurosh, që i përkiste pagave të prapambetura nga sezoni i prekur nga pandemia.
Çështja kishte lindur pas largimit të Ronaldos nga Juventusi, kur klubi nga Torino pretendonte se shuma në fjalë nuk duhej përfituar.
Megjithatë, gjykata i dha të drejtë futbollistit, duke e mbyllur përfundimisht këtë konflikt mes palëve.
Ky vendim përfaqëson një fitore të rëndësishme ligjore për Ronaldon dhe një goditje për Juventusin, në një dosje që kishte shkaktuar shumë debat në futbollin italian.






