Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shënuar gol sërish në elitën e futbollit arab.
Ronaldo realizoi gol të premten mbrëma në fitoren e Al-Nassrit.
Al-Nassri ka fituar në shtëpi ndaj Al-Kholoodin me rezultatin 3:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të.
40-vjeçari Ronaldo e realizoi golin e parë në minutën e katërt.
Sadio Mane e realizoi golin e dytë në minutën e 26-të kurse për 3:0 shënoi Jhon Duran në minutën e 41-të.
Ali Lajami realizoi autgol në minutën e 72-të për 3:1.
Ronaldo tashmë numëron 928 gola në karrierë.
Legjenda e Real Madridit, Ronaldo, po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave.
Al-Nassri renditet në pozitën e tretë me 51 pikë.
Al-Kholoodi e zë vendin e dhjetë me 31 pikë.