Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo thotë se e pranueshme është vetëm që të përfundojmë në top tre.
“Djajtë e Kuq” pritet të mos e fitojnë Premierligën këtë edicion, derisa Ronaldo beson që duhet të luftojnë për pozitën e tretë,
Duke folur për “Sky Sports”, Man Utd mund të përfundojë në top tre nëse marrin rezultate pozitive.
“E pamundur. Nuk e pranojë mentalitetin që të jemi më pak se në top tre në Premierligë”.
“Mendoj që jemi duke ndërtuar gjëja të mira, ndonjëherë duhet të shkatërrosh disa gjëra. Pra, pse jo, viti i ri, jetë e re dhe shpresoj që Man United të jetë në nivelin që tifozët duan. Ata e meritojnë atë”.
“Nuk dua të jem në pozitën e gjashtë ose shtatë, ose pesë. Jam këtu për të provuar që të fitojmë, duhet të jemi garues”.
“Jemi duke garuar, por jo në nivelin më të mirë. Ka rrugë të gjatë për t’u përmirësuar dhe besoj që nëse ndryshojmë mendjen tonë, mund të arrijmë gjëra të mëdha”.
Ronaldo ndërkohë që mungoi në takimin e fundit, mund të jetë gati për ndeshjen e radhës.