1.4 C
New York
Monday, February 10, 2025

Buy now

Ronaldo do të kërkojë sot edhe zyrtarisht nga Man Utd që ta shesë atë

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo, së bashku me menaxherin e tij, Jorge Mendes kanë përfunduar sot në qendrën stërvitore të Manchester Unitedit, ku do të takohen me drejtuesit e klubit dhe me trajnerin Erik ten Hag.

Ylli portugez bashkë me përfaqësuesin e tij do ta kërkojnë edhe zyrtarisht shitjen e tij nga ana e “Djajve të Kuq”.

37 vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2023, por ai nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford” pa e pasur mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo arrives at Carrington with his agent, Jorge Mendes 🚨pic.twitter.com/5FVY97ojnu

— Sky Sports (@SkySports) July 26, 2022

Për momentin, opsione të pesë herë fituesit të Topit të Artë duket se janë Chelsea, Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichut, por së fundmi në garë është futur edhe Atletico Madridi, derisa portugezi e refuzoi një ofertë stratosferike nga Arabia Saudite.

“Djajtë e Kuq” kërkojnë nga lojtari të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave”, por Ronaldo është i vendosur të largohet nga Man Utd.

Ai e do me çdo kusht një klub me të cilin do të mundë të luajë në Champions në edicionin 2022/23.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit