-7.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Ronaldo dhe Georgina në krizë?

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez mund të jenë në krizë. Të paktën në këtë përfundim arrijnë disa media, që analizojnë disa të dhëna që kanë dalë nga burimet pranë çiftit.

Mediat ngrenë pikëpyetje të mëdha, pse Ronaldo nuk martohet me Rodriguez, me të cilën ka 2 vajza ndër fëmijët e tij në total. As ligji saudit që ndalon bashkëjetesën nuk e shtyu Ronaldon të martohej me partneren e tij, duke i detyruar autoritetet saudite të bënin përjashtim.

Një tjetër arsye mund të jenë edhe lajmet e përhapura vitin e kaluar në media se futbollisti e kishte tradhtuar. Fjalë ka po ashtu se Georgina nuk shkon mirë me vjehrrën e saj, mamanë e Cristiano Ronaldos. Megjithatë, gjithçka është e paqartë pasi javët e fundit, 29-vjeçarja është shfaqur në rrjetet sociale tepër mbështetëse ndaj partnerit të saj, si në stërvitje ashtu edhe në aktivitete të ndryshme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit