12.6 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Ronaldo: Cristiano është në 10 më të mirët, por jo më i miri në histori

- Advertisement -

Ish-sulmuesi brazilian Ronaldo i njohur me nofkën “Fenomeni” ka komentuar një deklaratë të Cristiano Ronaldos, i cili kishte thënë se është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Në një intervistë, legjenda braziliane u shpreh se nuk pajtohet me këtë vlerësim, megjithatë e pranon se ylli portugez është ndër më të mirët që ka njohur futbolli.

“Cristiano Ronaldo thotë se është më i miri në histori? Nuk më pëlqen të flas për këtë. Disa njerëz kanë një vetëvlerësim shumë të madh. Unë preferoj që të tjerët të flasin për performancat e mia dhe për atë që kam arritur,” tha Ronaldo.

“Fenomeni” shtoi se e admiron karrierën e portugezit.

“Cristiano ka një histori fantastike. Ka shënuar të gjitha llojet e golave dhe është përshtatur shumë mirë me ndryshimin e pozicionit nga krah i majtë në sulm qendre, gjë që nuk është e lehtë”, theksoi ai.

“Sigurisht që ai është ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, ndoshta në dhjetëshen më të mirë, por jo më i miri”, përfundoi Ronaldo.

Të ngjashme

Të fundit