Cristiano Ronaldo ka folur pas ndeshjes me Skocinë të cilët portugezët e fituan me përmbysje, 2-1.
Ishte pikërisht Ronaldo që arriti të shënoj golin e fitores dy minuta pa përfunduar takimi.
Ndërkohë, Cristiano ka deklaruar se kurdo që do e sheh veten se nuk është i rëndësishëm do të largohet nga kombëtarja.
Kur të ndiej se nuk jam lojtar më i rëndësishëm, do të jem i pari që do të largohem nga skuadra pa asnjë problem”.
Ai tha se është ende i motivuar dhe ka synim të jetë pjesë e Kupës së Botës.
“Jam ende i motivuar. Ambicia ime është shumë e lartë, dua të jem në Kupën e Botës dhe në Euro”, ka deklaruar Ronaldo.
Ronaldo mbrëmë realizoi golin e 901-të në karrierë.