Cristiano Ronaldo do të jetë shumë shpejtë pjesë e Al Nassr.
Sulmuesi portugez, i cili u lirua nga Manchester United në nëntor, raportohet se është gati të pranojë super ofertën e klubit arab.
Më tej nga mediet portugeze bëhet me dije se sauditët tashmë kanë planifikuar vizitat mjekësore me 37-vjeçarin që pritet të nisë një eksperiencë të re larg Evropës.