Të shtunën “Santiago Bernabeu” do të jetë dëshmitar i një përfundimi të një epoke të artë te Real Madridi.
Kjo epokë do të përfundojë me largimin e trajnerit Carlo Ancelottit dhe dy kapitenëve, Luka Modriqit dhe Lucas Vazquezit.
Por, siç raporton mediumi spanjoll Marca, vetëm 48 orë më vonë, fillon një epokë e re te Reali, këtë herë me ish-lojtarin, tash trajnerin e ardhshëm, Xabi Alonson.
Marca shkruan se të hënën në Valdebas, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez do të zbres në qendrën stërvitore bashkë me trajnerin e ri, ku ndryshimi do të fillojë me pronarin e shiritit të kapitenit të skuadrës, që tash do ta mbajë Dani Carvajal.