-0 C
New York
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

Ronaldinho po bëhet gjysh – Joao Mendes dhe e dashura e tij po presin një fëmijë

- Advertisement -

Futbollisti i famshëm Ronaldinho (45-vjeçar) do të bëhet gjysh.

E dashura e djalit të tij Joao Mendes (19-vjeç), i cili nënshkroi për klubin anglez të futbollit Burnley gushtin e kaluar, njoftoi se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

25-vjeçarja Giovanna Buscacio, e cila jeton me 19-vjeçarin Joao në Manchester, njoftoi në rrjetet sociale se tashmë është 16 javëshe shtatzënë.

Joao është në një lidhje me Giovanna-n prej më shumë se dy vitesh dhe shpesh herë postojnë foto nga aventurat e tyre në Angli.

Giovanna është motra e aktores Guillia Buscacio.

Ronaldinho, ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit, ende nuk e ka komentuar lajmin e bukur.

Joao, i cili aktualisht luan për ekipin U21 të Burnley-t në krahun e djathtë, është fëmija i vetëm i Ronaldinhos. Nëna e tij është ish-balerina Janaina Mendes, e cila u takua me futbollistin e famshëm ndërsa ende kërcente në shfaqjen e njohur televizive braziliane “Domgao do Faustao”.

Joao Mendes ishte vetëm 14 vjeç kur nënshkroi kontratën e tij të parë me Nike në maj 2019. Ronaldinho ishte gjithashtu fytyra e Nike kur fitoi titullin e ‘lojtarit më të mirë’ në botë në vitin 2005.

Në moshën 13-vjeçare, Joao nënshkroi për ‘Brazilian Cruzeiro’ dhe më pas u transferua në Evropë, ku luajti për ekipin U19 të Barcelonës. Kontrata e tij aktuale me Burnley skadon në qershor 2026.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit