Ronaldinho i ka prekur disa tema në intervistën e tij të radhës në “SuperTele” të DAZN.
Ndër të tjera, legjenda braziliane ka folur për dy yjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por edhe për pasuesit e tyre, pasi që të dy po shkojnë drejt fundit të karrierës.
“Messi e Cristiano Ronaldo janë dy prej më të mëdhenjve, por tash po vijnë lojtarë të mirë si Mbappe, Haaland, Raphinha…”, ka thënë fillimisht ish-futbollisti brazilian.
Ai foli edhe për eksperiencën që e kishte në Milan, ku ishte transferuar nga Barcelona,
“Në Milan i kam kaluar dy vjet e gjysmë në të cilët kam qenë i lumtur. Jam duke e përcjellë këtë sezon dhe po bën mjaft mirë. Jam mjaft i kënaqur për atë që po e bën Milani. Më pëlqen shumë Leao, është një lojtar i madh. Njëri prej më të mirëve për momentin”, vazhdoi Ronaldinho, teksa i falënderoi Maldinin dhe Gallianin, për të cilët thotë se i ka miq të mirë dhe zbulon se ata e kishin ndihmuar ta rikthente lumturinë kur kishte arritur në Milano.
Tutje, ai shpreh keqardhje që Italia nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror dhe insiston se nuk e kishte pritur kurrë këtë.
I pyetur nëse ka një Ronaldinho të ri për momentin, ai theksoi se ka lojtarë mjaft të mirë në qarkullim, por që nuk i pëlqen të bëjë krahasime.