21.3 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Rona Krasniqi zyrtarizohet tek Juventusi

- Advertisement -

Futbollistja e talentuar, Rona Krasniqi i është bashkuar skuadrës së Juventusit, ka njoftuar ekipi italian.

Juventus Women, është ekipi i femrave të Juventusit që i kushton rëndësi të madhe futbollisteve të reja dhe tashmë ka zyrtarizuar Krasniqin.

Krasniqi 16-vjeçare ka firmosur kontratë me Juventusin deri në vitin 2028 kurse ekipit nga Torino i është bashkuar nga Goteborgu, skuadër ku luajti shumë sezonin e shkuar.

“Sapo ka mbushur 16 vjeç në qershor, Krasniqi vlerësohet si njëra prej futbollistëve më të talentuara në futbollin e Suedisë. Futbollistja e re ka firmosur kontratë deri më 30 qershor të vitit 2028”, ka njoftuar Juventusi.

Krasniqi është sulmuese dhe për sezonin 2025/26 do të përfshihet në ekipin U19 të Juventusit për ta nisur rrugëtimin e saj me ngjyrat e këtij klubi të madh nga Italia.

Ajo, tashmë është pjesë e Kombëtares U17 të Suedisë.

Të ngjashme

Të fundit