Në ‘Prime-n’ e djeshëm të Big Brother Vip Albania nuk kaloi pa u përmendur edhe ndarja e Heidit me Romeon. Ky i fundit i tha Heidit me shaka gjatë spektaklit “A ikim zemra?”, ndërsa Heidi iu përgjigj:
Ikim… jo bëj shaka. Unë jam lojtare”.
E duket se ky propozim nuk ishte i rastësishëm nga Romeo. Pas përfundimit të spektaklit ai ia ka propozuar prapë si ide Heidit. Banorja, sërish e ka mbyllur këtë temë përmes batutës duke i thënë “Hajde dalim”.
Romeo: A do të dalim?
Heidi: Hajde dalim.
Romeo: S’po tallem.
Ndërkohë që Romeo e mori Heidin për dore, në sfond u dëgjuan banorët duke thënë:
“Jo, jo nuk do largoheni.”