Sulmuesi Romelu Lukaku është duke pritur për t’iu bashkuar Napolit andaj ka refuzuar ofertën e skuadrës së Premierligës, Aston Villa.
Mediat si “Radio CRC” dhe “Il Mattino” raportojnë se Chelsea pranoi ofertën verbale të Aston Villas për qendërsulmuesin, mirëpo ishte belgu që refuzoi ofertën.
Lukaku është duke ëndërruar të ripunojë me trajneroin Antonio Conte, këtë herë te Napoli, mirëpo skuadra italiane po refuzon ta paguajë çmimin prej 35 milionë eurove që e kërkon Chelsea.
Megjithatë, lojtari ia ka bërë të qartë Chelsea se nuk është i interesuar për të pranuar ndonjë ofertë tjetër përpos Napolit, kësisoj Napoli gjendet në një pozitë të mirë për ta bindur gjigantin anglez për ta zbritur çmimin.
Sidoqoftë, dy klubet kanë ngecur në negociata edhe shkaku i Victor Osimhenit, që kërkohet me ngulm nga Chelsea por gjithashtu edhe klubi londinez po refuzon të paguajë klauzolën e lirimit prej 130 milionë euro.
Ekziston mundësia që Lukaku të përdoret në ofertën e Chelseas për Osimhenin, megjithatë aktualisht s’ka asgjë konkrete.