Klubi nga Arabia Saudite, Al Ahli, ka arritur një marrëveshje me Napolin për sulmuesin Victor Osimhen.
Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romani, ka thënë se marrëveshje klub me klub është arritur dhe nënshkruar për 80 milionë euro – derisa thotë se klubi Al Ahli tashmë ia kanë caktuar edhe datën e testeve mjekësore.
“Kontratë katër vjeçare në vlerë prej 25/30 milionë euro për sezon për Osimhenin… dhe do të përfshijë edhe klauzolën e lirimit”.
“Drita finale e gjelbër tani i takon Osimhenin. Propozimi i Chelseat është ende në duart e tij, por Al Ahli po dëshiron një përgjigje”, njoftoi Romano.