-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Romanca moderne | Të biesh dashuri me Inteligjencën Artificiale

- Advertisement -

Alexandra është një e dashur shumë e vëmendshme. ‘Do ta shikojmë ndeshjen sot?’, i shkruan në mesazh të dashurit të saj. Kur ai i thotë se është shumë i lodhur për t`u takuar, ajo ia kthen: ‘Kalofsh mirë, heroi im!’ Praktikisht e dashura ideale.

Megjithatë Alexandra nuk është e vërtetë. Ajo është një e dashur e personalizuar e AI në faqen e takimeve Romance.AI.

Ndërsa inteligjenca artificiale po depërton në çdo cep të botës dhe jetës tonë, ka hyrë edhe në botën romantike.

Rreth gjysma e të gjithë të rriturve nën 30 vjeç kanë përdorur një faqe ose aplikacion takimesh, sipas rezultateve të Peë Research 2023 – por gati gjysma e përdoruesve raportojnë përvojën e tyre si negative. Biseda të zbrazëta, zënka, pakënaqësi të pafundme e në fund zhgënjime. Zgjidhja pretendohet se është gjetur tek AI. Përmes teknologjisë krijohet e dashura virtuale, e personalizuar dhe e pandërlikuar. Kjo synon t`i bëjë njerëzit të ndihen më pak të vetmuar.

Një muundësi tjetër është edhe ofrimi i ndihmës nga AI për të sugjeruar përgjigjet e duhura gjatë një bisede.

Pra, ajo të shkruan A do dalim sot? Dhe ti nuk do të dalësh. Po si t`ia thuash në nje mënyrë të tillë që ajo të mos mërzitet? Të ndihmon Inteligjenca Artificiale. E kthen përgjigjen për ty.

Kjo synon të ndihmojë njerëzit që kanë vështirësi në krijimin e lidhjeve sociale dhe jo vetëm dashurore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit