Aktorja Latine Sofia Vergara e cila sapo ka mbushur 53 vjeç ka nisur një romance të re me ish ylline e NFL, 48 vjecarin Tom Brady. Lajmi u raporua nga Page Six e cila citoi burime të ndryshme pranë çiftit që thane se romanca mes tyre u ndez në një takim që dyshja pati në një festë private mbi jahtin luksoz Luminara, rreth një javë më parë.
Pas kësaj mbrëmje të paharrueshme në Jaht, Vergara dha Brady vijuan njohjen e tyre me një udhëtim në Ibiza ku janë parë tejet të afërt me njëri tjetrin.
Mediat ndërkombëtare filluan të zienin nga lajmi I romances dhe thane se burime pranë ish sportistit Tom Brady kishin zbuluar se për të Sofia Vergara ishte shumë e moshuar.
Megjithatë këto pretendime u hodhen menjëherë nga një zëdhënës i ish sportistit që tha se Brady nuk kishte bërë kurrë komente të tilla duke e quajtur dicka imagjinatë të pastër.
Burime pranë aktores Sofia Vergara kanë deklaruar se ky është thjesht një flirt veror, megjithatë TMZ shkruan se dyshja po kalon gjithnjë e më shumë kohë me njëri tjetrin.
Sofia Vergara festoi ditëlindjen e saj të 53-të në 10 korrik, por mosha duket thjesht një numër për aktoren e mirënjohur.