8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Roma vazhdon me De Rossin, gati kontrata e re

- Advertisement -

“Për Romën do të kisha nënshkruar edhe falas dhe do të luftoj deri në vdekje për të qëndruar”.

Kjo frazë shumë domethënëse e marrë nga konferenca e prezantimit të Daniele De Rossit 19 janarin e kaluar e bën shumë të qartë pse trajneri i verdhekuqve tani nuk do vërtet të flasë për të ardhmen.

Kanë kaluar pothuajse dy muaj dhe ndikimi, si në lojë ashtu edhe në mjedis është i qartë. 7 fitore (përfshirë të fundit, 4-0 ndaj Brighton), një barazim, një humbje (kundër Interit, të cilit arritën t’i shkaktonin vështirësi të mëdha) si dhe kalimin në Europa League ndaj Feyenoord.

Çdokush do të fillonte të planifikonte sezonin e ardhshëm me De Rossin, por ai, por edhe klubi, nuk po nxiton: ai dëshiron të vazhdojë me punën e tij të përditshme për të imponuar bindjet e tij dhe për të ndjekur vendin e katërt, edhe nëse duhet thënë se aktualisht, me vendin e pestë dhe renditjen e UEFA-s të favorshme për Italinë, Roma do të kualifikohej në Champions League.

Megjithatë, sipas “Il Messaggero”, një projekt është gati në Trigoria për të transformuar De Rossin në “trajnerin e të ardhmes”.

Një draft rinovim i një kontrate dyvjeçare është në tavolinë, për të zgjatur një marrëdhënie që nga sot do të përfundonte në qershor.

De Rossi, që erdhi në stol përkohësisht për vetëm pesë muaj, siç dukej në janar, mund të bëhet hero në vendlindjen e tij dhe të marrë plotësisht rolin e trajnerit për të ndërtuar Romën e së ardhmes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit