Roma ka arritur fitore tejet të rëndësishme në shtëpi.
‘Romakët’ arritën fitore 3:1 ndaj Ludogorets.
Ndeshja e sotme ishte tejet e rëndësishme për të dy skuadrat, pasi kërkonin të kalojnë tutje në kuadër të Evropa Ligës.
Të parët në avantazh kaluan Ludogorets, pas golit nga Rick në minutën e 42` të ndeshjes.
Pas golit të disavantazhit ‘romakët’ po kërkonin atë të barazimit.
Në minutën e 56` u akordua penallti për ekipin e Jose Mourinhos, ku në gol e konkretizoi Lorenzo Pellegrini.
Roma arriti të kalojë në epërsi, pasi sërish morën një penallti në favor të tyre.
Përsëri u tregua i saktë nga pika e bardhë Pellegrini në minutën e 65`.
Ndeshja vijoi të kishte raste shënimi nga skuadrat, meqë rast kishte edhe gola.
Mysafirët arritën të barazojnë shifrat, por goli i tyre u anulua nga VAR për shkak të faullit në zonë.
Në minutat e fundit, ishte Nicolo Zaniolo që mbylli gjithçka sa i për ketë fituesit, pasi realizoi për rezultatin final 3:1.
Me këtë fitore Roma siguron kualifikimin tutje në 10 pikë në pozitën e dytë, kurse Ludogorets bie në Ligen e Konferencës.