Roma nuk ka arritur dot të fitojë në shtëpi ndaj Venezias e cila ka qënë pothuajse për një orë me 10 lojtarë.
Miqtë shënuan të parët që në minutën e parë të lojës me anë të Okereke, ku befasohen që në startim të ndeshjes.
Loja ishte intensive dhe në minutën e 32-të, Kiyine del nga fusha e lojës pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Pellegrinit duke u ndëshkuar me kartonin e kuq.
Pjesa e dytë nis menjëherë me 3 zëvendësime për ekipin e Mourinhos. Roma ka dominuar totalisht lojën dhe në minutën e 76-të ka mundur të barazojë rezultatin me anë të Shomurodov.